Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë.
Presidentja Osmani ka publikuar edhe dekretin për caktimin dhe shpalljen e zgjedhjeve të rregullta.
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Republikës së Kosovës, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës në përputhje me këtë Dekret dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në dokumentin e publikuar nga presidentja Osmani.
Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. /2LONLINE/