Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani sot ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend si dhe situatën e sigurisë.
Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë si dhe në parandalimin e destabilizimit të vendit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për angazhimin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të dhunës ndaj grave si dhe fushat e tjera të parapara në mandatin e këtij misioni. /2LONLINE/