Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera. /2LONLINE/