DYLON

Kurti: Turqia, partnere e dëshmuar e Kosovës

Kurti: Turqia, partnere e dëshmuar e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në takimin me ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk, si mik e partner i dëshmuar i popullit dhe Republikës së Kosovës.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri i shprehu ngushëllimet më të thella ambasadorit për viktimat e tërmetit, që e goditi Turqinë. Ai theksoi se Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe mbi bazën e kapaciteteve të saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, kanë ndihmuar në këtë kohë të vështirë.

EkoHigjiena

Ambasadori u shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë. Ai shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e Republikës së Kosovës dhënë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti shkatërrues.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në ekonomi, siguri, mbrojtje dhe kulturë. Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, u theksua potenciali për rritje të shkëmbimeve tregtare, përmirësimi i bilancit tregtar, si dhe shtimi i investimeve nga bizneset e Turqisë. U bisedua edhe për lidhjet e forta kulturore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës dhe mundësitë për organizime të përbashkëta të ngjarjeve kulturore dhe artistike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.