DYLON

Këshilli Prokurorial i Kosovës i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku ka mbajtur takimin e radhës

Këshilli Prokurorial i Kosovës i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku ka mbajtur takimin e radhës
Avatar photo Redaksia

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 227-të me radhë.

Fillimisht është miratuar me rekomandime Raporti i Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike për vitin 2022.

EkoHigjiena

Këshilli Prokurorial ka miratuar Raportin e Komisionit për avancimin e tre prokurorëve nga prokuroritë Themelore në Prokurorinë e Apelit, si dhe mori vendim për të bërë shpalljen për avancimin e pesë prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu, KPK-ja themeloi një panel hetimor për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Anëtarët e Këshillit miratuan Udhëzimin Administrativ për Hartimin e Akteve Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Planin e Personelit për vitin 2023.

Në përfundim të takimit Këshilli ka trajtuar dy raste disiplinore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.