Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e mbrojtjes kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.
Në takim me ministrin Akar, Presidentja Osmani ka theksuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, ndaj ka kërkuar mbështetjen turke në këtë proces.
Presidentja Osmani dhe ministri Akar kanë biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunim ushtarak si dhe për mundësinë e furnizimit me pajisje ushtarake.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit të oficerëve, nënoficerëve dhe pilotëve të FSK-së.
Presidentja Osmani në takim me ministrin Akar ka folur edhe për situatën politike aktuale, ku ka potencuar kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme nga Serbia, të cilat synojnë desatabilizimin e rajonit. /2LONLINE/