Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme.
“Si përfaqësues të evropianëve anembanë BE-së, njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës drejt BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë” ka thënë Presidentja Osmani. /2LONLINE/