Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot historianin Sir Noel Malcolm.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Pata nderin ta takoj Sir Noel Malcolm, historian i respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës.
Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës. /2LONLINE/