Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujton 25- vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa.
“Emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve: Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave tona për liri e shtet. 25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe”, ka thnëë presidentja Osmani.
Ajo shtoi se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal.
Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri, ka thënë presidentja Osmani. /2LONLINE/