Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u takuan me Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken, gjatë ceremonisë së organizuar për nder të Sekretares Madeleine Albright
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti u takuan Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, gjatë ceremonisë së organizuar për nder të Sekretares Madeleine Albright, në të cilën morën pjesë me ftesë të familjes Albright.
“E falënderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.
E falënderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish.
Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të. /2LONLINE/