DYLON

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, znj. Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.

Në kuadër të ceremonisë, Kryeministri dhe Presidentja patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, z. Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, z.Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, znj. Hillary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, z. Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, znj. Condoleezza Rice dhe z. John Kerry dhe ish-kongresistin Eliot Engel. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.