Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka bërë homazhe në Prekaz, me rastin e 28 nëntorit.
Presidentja Osmani ka thënë se Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë.
Statusi i plotë i Presidentes Osmani:
I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë.
Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike.
Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!
Ai është i gjallë!