Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
“Amerika qëndron me Kosovën” ishte mesazhi që sot sollën Senatorët Shaheen dhe Welch, në këtë kohë sfidash për vendin tonë.
Populli i Kosovës i është mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e palëkundur në mbrojtjen e Kosovës së pavarur, sovrane, multietnike e të integruar në strukturat euro-atlantike. /2LONLINE/