Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), kanë uruar Kosovën dhe qytetarët e saj për përvjetorin e pavarësisë. Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, në emër të presidentit Donald Trump ka uruar Kosovën për 9-vjetorin e pavarësisë.
“Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan, kam kënaqësinë të përgëzoj qytetarët e Kosovës në 9-vjetorin e pavarësisë që festohet më 17 shkurt”, thuhet në komunikatën e sekretarit Amerikan të Shtetit Rex W. Tillerson të publikuar në faqen e state deparmantetit amerikan.
“SHBA vlerëson marrëdhëniet e forta me Kosovën bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne e përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka arritur në zhvillimin e institucioneve demokratike e shumë etnike përgjatë nëntë viteve të tyre të pavarësisë. Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA”, thuhet në letrën e sekretarit amerikan të shtetit Rex W. Tillerson
Shih letrën e plotë të sekretarit amerikan të Shtetit Rex W. Tillerson në:
BURIMI: RTKlive