Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryeministrin e Ishujve Solomon, Manasseh Sogavare.
I shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, kreu i shtetit u shpreh mirënjohës ndaj Ishujve Solomon për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe për mbështetjen e vazdueshme që po e japin për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtar.
Presidenti Thaçi ftoi kryeministrin Sogavare për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.