DYLON

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani paralajmëron protesta gjithëpopullore

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani paralajmëron protesta gjithëpopullore
Avatar photo Redaksia

Ardita Sinani, ish kryetare e komunës së Preshevës duke folur për organin e përkohshëm të emëruar nga qeveria e Serbisë shprehet se zgjatja e mandatit të këtij organi mundë të jetë i rrezikshëm dhe të organizohen protesta gjithë popullore.

Ajo duke komentuar deklaratën e Shqiprim Arifit se mandati i tij mundë të zgjatë deri në vitin e ardhshëm, Sinani akuzoi këtë të fundit duke e quajtur si degë të partisë përparimtare të Serbisë në Preshevë.

Sinani theksoi se me këto veprime tani po vërtetohet bashkëpunimi mes Alternativës për Ndryshim dhe Beogradit zyrtar, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

“Ne do të përcjellim me shumë vëmendje këtë organ të përkohshëm dhe me veprimet jashtë ligjit na presin organizime të nivelit shumë të rëndë ose protesta gjithë popullore”, deklaroi në konferencë për shtyp Ardita Sinani.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.