Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur për një takim përfaqësuesit e “Millenium Challenge Corporation” nga Uashingtoni, James A. Gerard, Brian Forni dhe Sarah Olmstaed, të shoqëruar nga Petrit Selimi, koordinator i MCC për Kosovë.
Në këtë takim, James Gerard ka njoftuar presidentin Thaçi se puna e MCC-së në Kosovë është “duke shkuar shumë mirë” dhe se tani MCC është duke “ecur drejt fazës kur do të fillojë të implementojë projektet për Kosovën”.
Presidenti Thaçi i përgëzoi për punën e bërë dhe u shpreh se “e përkrah punën e MCC-së” dhe se do të ketë “koordinim me qeverinë për të përkrahur projektet e MCC-së”.
“Projektet e juaja janë në përputhje me prioritetet e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “prandaj e përkrahim plotësisht punën e MCC-së në Kosovë”.
Millenium Challenge Corporation është agjenci amerikane për ndihma bilaterale, e themeluar nga Kongresi Amerikan në vitin 2004.