• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Tek/Shkencë
  3. Zuckerberg paditet në lidhje me realiteti virtual (VR)
Tek/Shkencë

Zuckerberg paditet në lidhje me realiteti virtual (VR)

Redaksia 2LONLINE 17 Janar, 2017 2 minuta lexim
 Zuckerberg paditet në lidhje me realiteti virtual (VR)

Mark Zuckerberg do të dalë para një gjykate në Dallas për të mbrojtur perandorinë e tij nga akuzat se ka vjedhur teknologjinë për ndërtimin e realtitetit virtual me pajisjen Oculus.

Padia është depozituar nga Zenimax Media, e cila pretendon se ka autorësinë e programit të përdorur në këtë pajisje dhe për këtë kërkon 2 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Facebook.

Realiteti virtual (VR) u prezantua nga Facebook në vitin 2014 dhe shihet si një nder shtyllat e strategjisë së Mark Zuckerberg për dekadën e ardhshme, transmeton Top Channel.

BBC ka mësuar se Zuckerberg do të mbrohet duke deklaruar para gjykatës së Zenimax Media nuk ishte në gjendje të kuptonte rëndësinë e pajisjeve që mundësojnë realitetin virtual dhe se ishte puna e vetë Oculus që i dha vlerë kësaj teknologjie sot.

“Themeluesit e Oculus janë investuar në kohë dhe para sepse besojnë se realiteti virtual mund të transformojë thelbësisht mënyrën e komunikimit mes njerëzve. Jemi të zhgënjyer që një kompani tjetër po shfrytëzon një argument të padobishëm në përpjekje për të përvetësuar një teknologji për të cilën nuk kishte as vizionin, as ekspertizën dhe as durimin për ta ndërtuar”, thuhet në deklaratën e Oculus.

Në qendër të padisë është John Carmack, i cili për një periudhë të shkurtër kohore punoi si për “id Software” ashtu edhe për “Oculus”. Ai akuzohet se kur u largua nga kompania “id Software”, në fund të vitit 2013, mori me vete pronën intelektuale të kësaj kompanie.

“U largova nga id Software pasi kuptova që aty nuk kisha asnjë mundësi që të punoja me teknologjinë e realitetit virtual”, do të deklaronte ai në 2014.

Aktualisht “id Software” zotërohet nga Zenimax Media.

Etiketat:Mark Zuckerberg Oculus Realiteti virtual Zenimax Media
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Ministri Mehaj ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë

17 Maj, 2022
Gjilan

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” vazhdon të realizojë projekte të rëndësishme

17 Maj, 2022
Nacionale

Asgjësohen 1 mijë e 447 municione eksplozive

17 Maj, 2022
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim një grup të profesorëve dhe studentëve

17 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Forbes: 2019 me më pak miliarderë, Zuckerberg humb miliardat

6 Mars, 2019

Mark Zuckerberg

13 Prill, 2018

Mark Zuckerberg konfirmon rrugën e tij drejt politikës

5 Janar, 2017

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com