Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Munih të Gjermanisë, ku bashkë me liderë tjerë botërorë do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih (MSC).
Në një panel të veçantë, Presidenti Thaçi bashkë me Komisionarin Evropian për Negociata, Johannes Hahn, si dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të diskutojnë për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit dhe dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi në Munih do të zhvillojë takime të shumta edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme, me përfaqësues të BE-së, NATO-s dhe me miq të Kosovës, që kanë mbështetur lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin në Kosovë.