Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka dekretuar sot strukturën e re komanduese të FSK-së.
Ja postimi i plotë i Presidentit në profilin e tij në Facebook:
Bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot kam dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së. Pas shndërrimit të FSK-së në një forcë ushtarake multietnike, profesionale dhe të armatosur, me këtë dekret është kompletuar dhe funaksionalizuar kjo strukturë. FSK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë. HTH