Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror në Londër.
Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të takohet me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin do të flasë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Presidenti Thaçi, po ashtu, do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Në këtë promovim, përveç autorëve të librit, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.