Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit rreth dialogut.
Presidenti Thaçi është shprehur se “dialogu nuk ka alternativë” dhe se kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe tërë rajonin.
Kreu i shtetit ka thënë se dialogu duhet të ketë vetëm një synim, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Presidenti Thaçi në këtë takim ka folur edhe për nevojën që BE-ja të mos vonohet me proceset përafruese me Ballkanin Perëndimor, me theks te veçantë te nevoja që sa më parë të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.