Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.
“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, ka thënë presidenti Thaçi.