Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka dërguar një mesazh për Kosovën me rastin e zgjedhjes së futbollistit më të mirë të vitit.
Ceferin tha që Kosova është një vend i vërtetë i futbollit dhe po ashtu tregoi haptazi që Kosova do ta ketë mbështetjen e UEFA-s.
‘Kualifikimi në Euro2020 do të ishte dhurata më e mirë për figurën e Vokrrit’, tha Presidenti i UEFA-s.
Kurse, ai i uroi të gjithë lojtarët që do të marrin çmime në këtë ceremoni duke ju thënë se janë model për gjeneratat e reja.