Në Kosovë do të organizohet Evropiani i Divizionit B në basketboll për femra U20, që do të mbahet në Prishtinë.
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, është afër fillimit të aventurës së saj në parakualifikimet për Eurobasket 2021.
Më 7 dhe 8 gusht në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel.
Demirel do të shohë nga afër organizimin e Evropianit, kurse gjithashtu do të jetë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe, që zhvillohet më 7 gusht (e mërkurë, ora 20:30) në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Takimi zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.
Vizita e Demirelit dëshmon për përkrahjen e tij për basketbollin e Kosovës, si dhe dëshmon përkrahjen për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), për punën që po bënë me gjenerata të reja.