DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame shtroi drekë për gurbetqarë gjilanas

Këshilli i Bashkësisë Islame shtroi drekë për gurbetqarë gjilanas
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e restaurantit të Medresesë “Alauddin” në Gjilan, kryetari i KBI-së, Naim ef. Aliu shtroi drekë për gurbetqarët e komunës së Gjilanit me rastin e ardhjes së tyre për t’i kaluar pushimet në vendlindje.

Me këtë rast kryetari Aliu mbajti një fjalim rasti ku falenderoi ata për kontributin e dhënë fillimisht për familjet e tyre në mërgatë dhe në vendlindje e gjithashtu edhe për angazhimin e tyre në formimin e shtetit të Kosovës dhe në mirëmbajtjen dhe funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë drekë mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Diasporë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i cili falenderoi diasporën shqiptare për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e insitucioneve arsimore të Bashkësisë Islame, Medresesë dhe Fakultetin e Studimeve Islame nëpërmjet dhënies së Sadekatul Fitrit dhe Zekatit .

EkoHigjiena

Në këtë takim në emër të gurbetqarëve, Këshillin e Bashkësisë Islame e falenderoi Xheladin Leka ,imam në një nga xhamitë shqiptare në Zvicër.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.