Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në mbështetje të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, më datë 1 gusht 2019, ka bërë emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të FSK-së, si më poshtë:
Gjeneral brigade Enver Cikaqi, gradohet në gradën Gjeneralmajor i FSK-së dhe emërohet Zëvendëskomandant i FSK-së;
Gjeneralmajor Bashkim Jashari emërohet Inspektor gjeneral në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes;
Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli emërohet Drejtor i Drejtorisë së Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes;
Gjeneral brigade Nazmi Brahimaj emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes;
Gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj emërohet Komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së;
Gjeneral brigade Xhevahir Geci emërohet Komandant i Komandës së Gardës Kombëtare të FSK-së;
Gjeneral brigade Naim Haziri emërohet Komandant i Komandës së Logjistikës së FSK-së;
Gjeneral brigade Irfete Spahiu emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së; dhe
Kolonel Jeton Dreshaj gradohet në gradën Gjeneral brigade i FSK-së dhe emërohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Dekretimi dhe emërimi i gjeneralëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës – FSK, ka hyrë në fuqi, më 12 gusht 2019.