• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Lutfi Haziri: Nuk do të ketë tolerancë për lokalet që krijojnë zhurmë

Redaksia 2LONLINE 13 Gusht, 2019 2 min
 Lutfi Haziri: Nuk do të ketë tolerancë për lokalet që krijojnë zhurmë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me drejtorin dhe stafin e Inspekcionit, Nevzad Rushiti, kanë konfirmuar angazhimin maksimal për ndalimin e zhurmës nëpër qytet që shkaktohet nga volumi i lartë i zërit të muzikës nëpër kafiteri të ndryshme duke paralajmëruar edhe dënime mandatore, konfiskim dhe mbyllje të lokalit.

Kryetari Haziri ka thënë se është rikthyer zhurma kryesisht në lagjen “Dardania” dhe në disa lokacione nëpër qytet, që shkaktohet nga kafiteritë dhe është e patolerueshme për shkak se është një pengesë shumë e madhe për banorët të cilët banojnë aty për rreth.

“Kam kërkuar që Inspekcioni dhe Policia e Kosovës të ndërmarrin veprime të konfiskimit të pajisjeve apo edhe deri në mbyllje të objekteve për të mos toleruar kthimin e këtyre problemeve të zhurmës në qytetin tonë. Gjilani ka infrastrukturë të mirë jashtë qytetit dhe zonës urbane dhe kushdo që dëshiron të vazhdojë pas orës 12 të natës, hapësira dhe mundësitë janë. Ky veprim është i domosdoshëm. Është 24 orë dhe shtatë ditë në javë dhe nuk ka të bëjë me orar të punës dhe as me kërkesa të tjera. Drejtori është i autorizuar dhe inspektorët, gjithashtu, që të merren vendime të prera. Nuk lejojmë në asnjë mënyrë që problem i zhurmës që shkaktohen nga kafiteritë të kthehet në qytet”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se e kanë bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Kosovës dhe mbështetjen maksimale të kryetarit të Komunës për të vepruar në terren në inspektimin e të gjitha bizneseve afariste – kafiterive që shkaktojnë zhurma.

“Do të jemi në vazhdimësi në terren deri në normalizimin e plotë të gjendjes dhe eliminimin e zhurmave. Do të veprohet në bazë të ligjit ku parashihen edhe dënimet, konfiskimet e deri të mbyllja e lokalit nëse nuk përfillen rregullat ligjore, vërejtjet e inspektorëve dhe niveli i lejuar i volumit të zhurmës”, ka thënë drejtori Rushiti.

Etiketa:aktuale Dardania Gjilan lokale Lutfi Haziri zhurma
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”

1 Prill, 2023
Policia

Në Mitrovicë Veri ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave

1 Prill, 2023
Gjilan

Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që

1 Prill, 2023
Nacionale

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023
Lajme të ngjashme

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”

1 Prill, 2023

Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që Qeveria ta marrë seriozisht Gjilanin dhe Anamoravën?

1 Prill, 2023

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 23 aksidente, 1 mijë e 327 gjoba trafiku

31 Mars, 2023

U mbajt mbledhja e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC

31 Mars, 2023

Po mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

31 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com