Në edicionin e nëntëmbëdhjetë të festivalit ndërkombëtarë për fëmijë të titulluar “TI AMO” që do të mbahet në qytetin Onesti të Rumanisë, Erëza Halimi nga Presheva, do të përfaqësoj flamurin kombëtar shqiptarë.
“Festivali” titullohet kënga me të cilën do të prezantohet Erëza në këtë edicion, ndërkohë që shpreson se do të arrijë suksese.
Producenti dhe njëkohësisht prindi i saj, Skender Halimi ne një prononcim për PreshevaNEWS, vlerëson se Erëza është e gatshme që të ballafaqohet me konkurrentët, ndërkohë që rëndësi ka pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtarë.ereza-2
Festivali “TI AMO” është festival tradicional që mbahet në Rumani, nga data 19 deri më 25 maj, ndërkohë që pjesëmarrës ka nga të gjitha kontinentet.
Erëza Halimi, është njëmbëdhjetë vjeçare dhe deri më tani ka marrë pjesë në shumë festivale të këngës për fëmijë të organizuara jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe në rajon.
Ndërkohë pjesëmarrja në festivalin e Rumanisë, ka rëndësi të jashtëzakonshme për faktin se ajo përfaqësohet me flamurin kombëtarë.