DYLON

FSK, gati për nisje drejt Serbisë dhe Bosnjes

Avatar photo Redaksia

​Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, deklaroi se janë në pritje të ftesës nga ana e Serbisë, apo Bosnjës për të zbarkuar trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës që të ndihmojnë autoritetet e atjeshme për të përballuar situatën e shkaktuar nga vërshimet.

“FSK-ja qëndron e gatshme që t’u ndihmojë të gjithë atyre që kanë nevojë në rajon. Ne jemi të gatshëm, nëse ata kanë nevojë për ndihmën tonë. Është çështje humanitare. Ee, kur është në pyetje çështja humanitare, ne nuk kemi aspak rezerva. Pa marrë parasysh marrëdhëniet në mes vendeve, pa marrë parasysh që nuk na kanë njohur, kur është në pyetje jeta e njerëzve, ne jemi të gatshëm të intervenojmë”, ka thënë ministri Çeku.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar se FSK ka potencial dhe resurse për një aksion të tillë. /rdukagjini/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.