Kryetari komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka pritur në takim kampionin evropian në boks të federatës IBF Sevdail Sherifin. Në mesin e shumë bashkatdhetarëve në vendlindje këtyre ditëve po qëndron edhe boksieri i njohur Sevdail Sherifi.
Ai është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kanë biseduar edhe për zhvillimin e këtij sporti dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare.
Mustafa duke uruar për suksesin boksierin Sherifi me prejardhje nga fshati Tërrnavë i komunës së Preshevës ka thënë se ai është edhe ambasador i mirëfilltë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Evropë, shkruan Portlai Titulli..
Sevdail Sherifi ka falënderuar kryetarin Mustafa për mikpritjen e bërë si dhe ka premtuar se ndeshjen e ardhshme do ta fitojë për gjithë shqiptarët ku jetojnë e posaçërisht për ata të Luginës së Preshevës që gjithmonë edhe pse prej larg i kanë dhënë dhe po i japin edhe më tej përkrahje morale.
Më 30 gusht të këtij viti, Sevdail Sherifi do të ketë meçin e tij të radhës me kundërshtarin nga Gjemrania, Bjom Blacshke i cili është një boksier mjaft i njohur.
Momentalisht Sevdail Sherifi është kampion i Evropës në federatën IBF, ndërsa ai pret që me 30 gusht të fitoj një titull më të lartë, duke i hapur mundësi vetes që në një të ardhme të afërt të jetë edhe pretendentë për kampion të botës.