DYLON

Shëngjin, mbytet në det një vajzë 8 vjeçare nga Kosova

Avatar photo Redaksia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit, pasi një vajzë 8-vjeçare është mbytur në det. Vogëlushja kishte shkuar në plazh me prindërit e saj, të cilët për pak çaste e kanë humbur nga sytë, duke bërë që fëmija të futej e vetme në det.

Fëmija, e identifikuar si Gabriela Qeta, është nxjerrë nga uji pa shenja jete dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku mjekët kanë konstatuar se ishte tepër vonë.

EkoHigjiena

Mësohet se familja Qeta është nga Kosova dhe po kalonte disa ditë pushimi në plazhin e Shëngjinit.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare akuzoi autoritetet lokale në Shëngjin për mospranimin e bashkëpunimit me qëllim vendosjen e rojeve bregdetare në plazh.

“Kur nuk merren masa të ruajtjes ndodhin të tilla tragjedi”, deklaroi Tare/Shekulli/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.