Shoqëria kulturoro-artistike “Presheva Jehonë” ushtron aktivitetin e saj artistik gati 30 vite në komunën e Preshevës.
Kryetari i kësaj shoqëria, Astrit Ramizi gjatë një emisioni në televizionin “Aldi” është shprehur se artistët janë ambasadorët e një vendi të cilët hapin shumë dyer dhe kultivojnë e promovojnë art e kulturë andaj nuk duhet të ndikoj politika tek ata mirëpo duhet ndihmuar e avancuar aktivitetet tona.
Ai theksoi se janë penguar në aktivitetet nga ish drejtori i shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” duke mos ja lëshuar zyrën për prova, shkruan Titulli.com.
“Ne si shoqëri funksionojmë dhe ushtrojmë në këtë shtëpi të kulturës që prej 30 viteve mirëpo asnjëherë s’jemi refuzuar dhe dëbuar nga vet shtëpia jonë nga asnjë drejtor si nga ky i parafundit për nëntë muaj rresht”, deklaroi Ramizi.
Sipas tij artistët nuk kanë politik dhe se nuk ka marrë pjesë në asnjë program artistik për partitë lokale në Preshevë.
Ramizi tha se kanë marrë pjesë nëpër festivale të ndryshmen vendet e rajoni duke përmendur të fundit në Bursa të Turqisë që kanë qenë në mesin e 15 pjesëmarrësve nga i gjithë Ballkani.
BURIMI: Titulli.com