DYLON

Mustafa: Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë

Mustafa: Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka deklaruar se partia e tij do të dërgojë kërkesën qeverisë që në kohën sa më të shpejt të shpallen zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Preshevës.

Ai agjencisë beta i ka thënë se nuk do të jetë pjesë e organit të përkohshëm në të cilin ka fituar një anëtarë.

“Ligji i vetëqeverisjes lokale shumë mirë parasheh se në çfarë përbërje duhet të jetë organi i përkohshëm i qeverisjes në një komunë. Sipas ligjit PDSH është dashtë të ketë 2 anëtarë në organin e përkohshëm dhe jo një por gjithashtu edhe kryetarin e këtij organi”, është shprehur Mustafa, transmeton Titulli.com.

EkoHigjiena

Pas paralajmërimeve të anëtarëve të PVD-së dhe PDSH-së se nuk do të jenë pjesë e organit të përkohshëm, 3 anëtarët tjerë do të qeverisin me komunën e Preshevës Shqiprim Arifi, Armend Aliu dhe Branko Trajkoviq të emëruar më 14 shtator nga qeveria e Serbisë.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.