Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës(PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline’, se në këtë drejtim edhe stacioni policor në Viti ka angazhim permanent dhe se në rastin e fundit, pasi një plani taktik të organizuar, ekipi përkatës i policisë, ka arritur të ndal 5 transportues, me këtë rast janë konfiskuar rreth 20 metra kub dru dhe pesë automjete me të cilat të dyshuarit i transportonin drutë.
Hashani ka bërë të ditur se bazuar në një udhëzim administrativ te Ministrisë se Bujqësisë dhe Pylltarisë si dhe me pëlqimin edhe të gjykatës në Viti, mjetet e përdorura për transport dhe prerje të pyjeve janë konfiskuar përkohësisht deri ne vendimin final te gjykatës.
Përndryshe, aksione të tilla të koordinuara me Agjencionin Pyjor, Gjykatën dhe Drejtorinë e Bujqësisë do te vazhdojnë edhe në të ardhmen, kanë bërët ditur autoritetet policore të rajonit. /2lonline/