Koordinatori i Projektit LOGOS, Norbert Pijls, i cili në Dardanë u prit nga kryetari i kësaj komune, Shaip Surdulli i cili falënderoi atë dhe shtetin zviceran për përkrahje të vazhdueshme kësaj komune.
Koordinatori i Logos-it, që financohet nga Qeveria Zvicerane përmes Agjensonit Zviceran për Bashkëpunim SDC, ndërsa realizohet nga Fondacioni Zviceran “Intercooperation”, tha se ai ka ardhur këtë pasi ka qëllim finalizimin e dy projekteve të nisura më parë në Kamenicë, projektit të rregullimit të rrjetit të kanalizimit në Karaqevë të Poshtme dhe pajisjen e ambulantes në Poliçkë me inventar.
Sipas tij, mos përfundimi i fazës së parë të këtyre projekteve, që janë nënshkruar vitin e kaluar mes komunës së Kamenicës dhe Fondacionit Zviceran “Intercooperation”, por që ende nuk janë përfunduar, mund të sjell deri tek mos nënshkrimi i mëtutjeshëm i marrëveshjes për realizim të këtyre dhe projekteve tjera’.
Në anën tjetër, me qëllim që këto projekte të përfundojnë sa më shpejtë, kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, tha se do të jap kontributin e tij për përfundimin e projekteve në fjalë. Sipas tij, se qeveria e kaluar këto projekte nuk i ka përfshirë në listën e projekteve për vitin 2010, prandaj procedura e tyre formalisht duhet të kalojë në Kuvendin Komunal dhe kjo do të ndodh shumë shpejt.
Dy palët thanë se përfundimi i dy projekteve, hap mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve për realizim të projekteve tjera në këtë komunë. /2lonline/