Sot në oborrin e shkollës së mesme mikse “Kongresi i Manastrit” në Pozheran, është bërë inaugurimi i 12 dritave solare të financuar nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg, në kuadër të një projektit për Energji Efiçiente.
Gjithashtu në kuadër të këtij projekti, ka përfituar edhe shkolla fillore e mesme e ulët “Kenan Halimi”- Skifteraj, ku janë vendosur panelet solare.
Bëhet me dije se shkolla e Skifterajt përmes këtyre panelave do të prodhoj energjinë e saj elektrike për të furnizuar me energji klasat dhe kabinetet e saj.
Projekti në Pozheran është financuar 100% nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg kurse në Skifteraj është financuar 75% nga Fondacioni kurse pjesa tjetër nga vetë komuniteti.
Me këtë rast i pranishëm në përurimin e këtyre projekteve ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë por edhe Sekretari Gjeneral i Fondacionit, Michael Fiet i shoqëruar nga Fisnik Beqiri nga FKL dhe të tjerë. Në këtë përurime ata dhanë edhe nga një fjalë rasti, dhe kryetari Haliti ndau një mirënjohje për përfaqësuesin e Fondacionit. Një mirënjohje pranoj edhe kryetari Haliti nga Këshilli fshatit. /2LONLINE/