Shkruan: Nexhat Rexha
Portreti letrar i Sinan Sadikut
Arti i të shkruarit dhe kultura janë njësi në vete, ato krijojnë liri në vepra dhe bartin vlera nëpër kohë,të cilat artikulojnë filozofinë e natyrshme në parapërgatitje për të marrë dije, si mision e përkushtim në kërkim e hapërime për suksese jetësore.Në këtë përvjetor të 60-të të Sinan Sadikut, sikur të gjitha kohët kanë ruajtur në vete diçka të veçantë, e cila vjen e rritet bashkë me shkrimet e tija letrare.
Portreti letrar i Sinan Sadikut,në vete ka brumosje intelektuale me ndërtim e gjenezë nga fëmijëria,sepse vetë rrethanat e jetës dhe kërkesat për të depërtuar në ecjet e kohëve, kanë bërë që ai ta lidh fatin e tij në zinxhirin e dashurisë për gjuhën shqipedhe lirinë e atdheut.
Portretizimi njerëzor ka hallkat e lidhjeve të gjata nëpër kohë.Ato datojnë nëvijueshmëri të bankave shkollore deri në universitet,për të mos u ndaluar asnjëherë në kërkim të depërtimeve më të thella përfjalën e bukur artistike.Në këto shtegtime,Sinani është kërkues i vlerës për të ruajtur e ngritur dinjitetin e kulturës sonë.Jeta nëpër kohë e ka shtyrë atë të kalojë nëpër ngushticat e sakrificës,si ato të viteve të 80-ta,në fillim si nxënës i shkollës së mesme në Dardanë e më pas si studenti Fakultetittë Drejtësisë në Prishtinë. Ishte kjo kohë e ndjekjesdhe persekutimittë shqiptarëve. Edhe Sinani e përjetoi në lëkurën e tij këtë klimë politike të ndjekjes së njerëzve me ideale kombëtare, duke qenë edhe vet njëri nga të burgosurit dhe të përndjekurit për shkak të angazhimit në sendërtimin e atyre idealeve. Nëpër këto e epoka, Sinan Sadiku gjithnjë ka ruajtur unin e vet,në ballafaqim e qëndrueshmëripër të ngulitur fjalën dhe veprën në peshoren e jetës.
Studenti i drejtësisë kishte diçka brenda shpirtit që i vlonte, por nuk e publikonte asnjëherë në vitet e mundimshme të ndjekjeve të asaj periudhe.Shkrimet letrare e lidhën botën dhe shpirtine tij për të thënë atë që i vlonte në thellësi të imagjinatës artistikedhe ajo erdhi një ditë si shpalosje ndriçuese. Në fillim poezia, pastaj të tjerat erdhën bashkë me universin e tij brenda kopertinave të librave dhe faqeve të revistave të kohës sonë. E them të kohës sonë,sepse botimi i shkrimeve për shumë pena ishte i ndaluar, disave iu merrej jeta, e disave iu ndalohej shprehjae mendimit të lirë.
Angazhimet politike dhe ndërgjegjësimi i popullatës për liri krijoi dhe hapi shumë shtigje për ta mundur robërinë. Viteve të 90-ta, edhe në komunën e Kamenicës-Dardanës,si në tërë Kosovën jeta filloi të marrë frymim më të lirë,përkundër dhunës dhe represionit okupues serb. Sinani dhe një grup krijuesish, kryesisht nga treva e Dardanës, nga vullneti dhe dëshira e flaktë për të thënë fjalën artistike, themeluan Klubin Letrar “Nositi”, me kryetarin e parë Ibrahim Ibishin, i cili ishte më i njohur me shkrimet e tija. Atëherë, klubi letrar filloi aktivitetin kulturor,kryesisht nëpër shkolla të komunës sonë.Në ato organizime, Sinan Sadiku shpalosishkrimet e tija.Në atë kohë morëm iniciativën për botimin e revistës “Nositi”, po në mungesë të mjeteve financiare ajo mbeti vetëm dëshirë.
Përfundimi i Luftës së vitit 1999 në Kosovë, edhe në Kamenicë-Dardanë erdhi si feniks me Nositin. Filloi aktiviteti i veprimtarisë letrare edhe me botime të veprave.Po këtë vit, Sinan Sadiku botoi librin e parë të tij “Rrobat e engjëllit”, me emblemën e klubit letrar “Nositi”.Njeriut në këtë botë të gjitha mund t`i merren, por ëndrrat assesi, ato sikur e bëjnë jetën e tyre në thellësi të botës së brendshme shpirtërore. Nga viti në vit jeta kulturore ringjallej,tanimë në një formë më të organizuar institucionale.Në vitet 2000 e 2001,klubi letrar organizoi aktivitete të ngjeshura,kryesisht me promovim librash, dhenë vitin 2002 edhe me jetësimine botimit të revistës letrare “Nositi”, kryetar e kryeredaktori saj u zgjodh Sinan Sadiku.Në këtë angazhim të vullnetit të mirë,revista e bëri jetën e vet nga një numër në tjetrin.
Dhe sot kemi arritur te botimi i numrit 18, të revistës. Për disa vite revista botohej nga një numër në vit, e kishte vite kur ajo nuk u botua fare për shkaqe e motive të ulëta politike, për mos përkrahje e financim të shtypjessë saj.Megjithatë, ajo vazhdon të bëj jetën e vet bashkë me një grup krijuesish nga kjo trevë.Sinan Sadiku, gjithnjë mbeti shtyllë e ruajtjes dhe vazhdimësisë së jetës kulturore në qytetin tonë. Pastaj erdhën edhe shumë vepra letrare,sinxitje e inkurajim për pena të reja. Vlen të theksohet se në këtëvazhdëu botua edhe libri “Etje e Pashuar” me autorë të lindur apo me origjinë nga komuna jonë, e cila përfshinë 45 poetë.
Vepra poetike e Sinan Sadikut në botimet e saja ka vlerën e cilësisë, ai në botim të veprave është racional. Vëllimet poetike: “Rrobat e engjëllit” (1999), “Shigjetat e lakmisë” ( 2009) dhe “Nata rri zgjuar” (2019),e kanë krijuar portretine tij letrar,bashkë me disa vështrime kritike nëlibrin “Rendi i vlerave në poezinë bashkëkohore shqipe” (2013).
Në fillim të vitit 2021,Sinani i ribotoi të gjitha këto vepra,duke u marrë edhe një herë me korrigjime e përpunime, sidomos e plotësoi librin ”Rendi i vlerave në poezinë bashkëkohore shqipe”, e cila në brendi ka trajtime e vlerësime të dalluara të kësaj problematike të marrë në shqyrtim dhe është ndër librat e rrallë në kulturën tonë që trajton këto shqyrtime antologjike në letrat shqipe.
Portreti artistik i Sinan Sadikut, ka shtrirje edhe në fushën e publicistikes. Ai ka shkruar shumë punime nga kjo fushë, të cilat ruajnë në vete ngjyrimet e kohëvepër problematikën e shtjelluar gjatë viteve.Besojmë se edhe shkrimet publicistike, një ditë do ta shohin dritën e botimit. Shkrimet publicistike ruajnë mendimin politik të autorit,ruajnë rrjedhën e ngjarjeve politike në periudhën e tarnzicionit politik në Kosovë e më gjerë.
Roli i individit në shoqëri ka peshën e vet, në çdo fushëveprimari shoqërore, ai krijon e ruan identitete në formim të avancimit prej një gjenerate në tjetrën.Në këto kondita letrare e kulturore emri i Sinan Sadikut, ka krijuar personalitetin e tij artistik në kulturën tonë.
Pra, në këtë 60-Vjetor të lindjes dhe të veprimtarisë jetësore,Sinan Sadiku, përveç punës dheangazhimevetë tija profesionale në vendin e punës ka determinuar me sukses vullnetin,dashurinë,prirjen dhe sakrificën edhe në jetën letrare. Roli i tij në këto aktiviteteështë i rëndësishëm nëmbarëvajtjen engjarjeve kulturore që zhvillohen në kuadër të Klubit letrar “Nositi”, Ars Clubit “Beqir Musliu“, me shtrirje dhe bashkëpunim edhe në vende të tjera në Kosovë e në hapësirat tjera shqiptare.Kontributi i tij është i çmueshëm me angazhimet në jetën kulturore në fushë të letërsisë, sepse ai i takon brezit të shkrimtarëve të kësaj treve që po krijojnë vlera origjinale në afirmim të kulturës nën emblemën e qytetit të Dadanës dhe afirmimit të përgjithshëm kulturor.
Në këtë Përvjetor të 60,të jetës dhe punës së tij, vlerësojmë e çmojmë këto vepra që ka botuar dhe ato që do të vijnë bashkë me përvjetorët tjerë. /2LONLINE.com/
SINAN SADIKU