Ka më shumë se një vit që Visar Bekaj ftohet rregullisht nga trajneri Bernard Challandes te Kombëtarja e Kosovës. Portieri i Prishtinës, ka qenë vazhdimisht zgjedhja e tretë, pas Aro Muricit dhe Samir Ujkanit.
Megjithatë, Bekaj nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me Kosovën. Burime të Indeksonlinet të afërta me ekipin kombëtar, bëjnë të ditur se trajneri Challandes ka plan që t’ia mundësojë debutimin në ndeshjen miqësore kundër Gjilbraltarit që zhvillohet më 10 tetor.
Kujtojmë se situata e dy portierëve të tjerë, Samir Ujkanit dhe Aro Muricit nuk është shumë e mirë.
Ujkani u transferua në verë te Torino, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin italian, ndërsa Murici e ka humbur vendin e parë te Nottingham Forresti.