Portier i Kosovës, Arijanet Muric është huazuar tek klubi anglez, Nottingham Forest.
Muric është huazuar tek klubi i Nottingham Forest nga Manchester City, dhe këtë e ka bërë të ditur vet klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Muric ishte huazuar sezonin e kaluar edhe në klubin NAC Breda, por u rikthye sërish te City pas dëmtimit të portierit të Cityt, Claudio Bravo.
Ky është nënshkrimi i pestë i klubit anglez, dhe Muric pritet tanimë të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës para se të nisen për në Greqi ku do të mbajnë trajnimet parasezonale me skuadrën.