Politika në shoqërinë tonë është kuptuar si realizim i qëllimeve personale dhe pak më larg realizim i interesave klanore, kështu po shihet nga një rreth pak më i largët se rrethi i parë afër të parit, po kjo bindje është krijua edhe te qytetarët – votuesit tanë.
Shkruan: Ibish Ibishi
Kurrsesi nuk po kuptohet se politika do duhej të ishte – të kuptohej mekanizëm përmes të cilit përfiton e gjithë shoqëria, kur ke plan se si të zbatohet ky mekanizëm.
I vetmi mekanizëm për ndërtim dhe zhvillim të shtetit është politika e mirëfilltë dhe e planifikuar për këtë qëllim, dhe kurrsesi politika të cilën po e shohim për çdo ditë dhe e cila nuk po na qon drejt bërjes së shtetit të drejtë, zhvillim ekonomik, shtetit funksional dhe shtetit të cilin kemi menduar se kemi me ndërtua!!!
Se kontributin duhet dhënë kudo dhe në çfarëdo situate nëse e ke marr për obligim apo si përgjegjësi kjo nuk ka dilemë, por kur sheh se në situatë të caktuara kontributi nuk vlerësohet në çfarëdo forme qoftë, dhe kontributi i të shumtëve shfrytëzohet rregullisht nga grup i njëjtë brenda te njëjtës organizatë, ku është dashtë të gjithë me dhanë kontribut maksimal, e sidomos ata të cilët e shfrytëzojnë për interesa personale pak ma shumë, atëherë nuk përjashtohet mundësia e zhgënjimit apo edhe e konfrontimit verbal.
Dhe, këtu nuk duhet të hamendet askush sepse të gjithë ishin kontribuues dhe duhet parë pak përtej vetës apo klanit dhe nëse vetën nuk e shpërblen ndonjëherë nuk do të thotë se ke mbet mangu sepse jo gjithherë duhet shpërblye vetveten dhe rrethin e ngushtë!
Në Kosovë nëse ke vendosë të bëhesh pjesë e politikës (politika që po zbatohet sot) dhe synimet nuk i ke identifikua sado që kontribuon në atë organizatë gjithmonë mbetesh vetëm “argat i lloçit” dhe kur e vëren se nga “argatët e lloçit” grupi i caktuar rregullisht përfiton duke i shfrytëzua gjithë argatinë, pyetesh se a duhet gjithë jetën të mbetesh “argat i lloçit”?!
Nëse pret se dikush ka me ta shpërblye argatinë, në këtë shoqëri, mbetesh naiv! Sikur të ishim mobilizua dhe të gjithë të punonim së pari në ndërtimin e shtetit, zhvillimin e tij, zhvillimin e shoqërisë, zvogëlimin e papunësisë, ruajtjen e rinisë, etj, kurse interesat personale apo klanore t’i kishim lënë për më vonë, apo edhe kjo dukuri mos të ish shpërfaqë fare, zhgënjimi nuk do të kishte kaq i madh dhe i dukshëm.
Por, ne po e bëjmë të kundërtën dhe pasi të mbërrijmë në cak, nuk e shikojmë fare rrugëtimin dhe nuk i kujtojmë fare se kush na e mundësoi arritjen e cakut, duhet të përgatitesh edhe për situate tjera!
Politika kosovare është kuptua si mekanizëm përfitues individual dhe grupor i rrethit të ngushtë, mirëpo për këtë më nuk do të pajtohet askush në heshtje, sepse duke e pa se me tepër nga organizata shpërblehen ata që shpeshherë janë ngritë në kurriz të të tjerëve kjo nuk mund të përbihet lehtë.
Si përfaqësues i qytetarëve je i obliguar që sa herë që parashtrojnë qytetarët kërkesa me interes të përgjithshëm, t’i bartësh në vendin ku “pleqnohen” dhe u jepet përgjigje adekuate.
Ato kërkesa duhet konsiderua zgjidhje të ndonjë problem shoqërorë e që ja sheh hairin gjithë shoqëria e kurrsesi të mos shihen si kërkesa të interesit personal, sepse kërkesa për rregullimin një rruge, kanalizimi, trotuari, lumi, mjedisi – ambient, çështje tjera shoqërore nuk kanë të bëjnë kurrgjë me interes personal. Sepse interesat personale kanë të bëjnë me realizimin e një qëllimi të caktuar e për të cilin nuk pleqërohet por ajo realizohet ashtu qysh jemi mësuar e po i shohim çdo ditë.
Prandaj, pasi që është kuptuar se politika duhet shfrytëzuar për realizim edhe të qëllimeve personale mendoj se secili ka të drejtë të realizoj ndonjë qëllim, por jo gjithherë dukë shfrytëzuar mundin e tjetrit, këtu është defekti në parti politike, për me qenë korrekt do të duhej të ishte ndryshe sepse jo rastësisht thuhet kush punon edhe fiton, por edhe ajo fitore nuk duhet gjithmonë të izolohet brenda një rrethi të ngushtë.
Kalaja është ndërtuar me shumë mund dhe nga shumë pjesëmarrës në ndërtimin e kalasë edhe gurët duhet vendosur secilin në vend të vet apo ku i përshtatet, dhe se po nuk u bë kështu atëherë nuk ka siguri se kalaja s’do të lëkundet!
/Autori është anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)/