Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit në Pomozotin është duke u realizuar trajnim për Policinë Ushtarakë të FSK-së dhe FARSH-së.
Trajnimi një javor është i fokusuar në përvetësimin e njohurive në “Kompaktësimin e togut, menaxhimin e turmave dhe pikave të kontrollit”, me ç’ rast pjesëmarrësit po shkëmbejnë eksperiencave e tyre.
Qëllimi i trajnimit është ngritja profesionale e pjesëtarëve në përmbushjen e misionit. /2LONLINE/