Bazuar në të dhënat e fundit të Policisë së Kosovës që tregojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve të raportuara të dhunës në familje, Drejtoria për Parandalimin dhe Hetimin e Dhunës në Familje po intesifikon përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin se dhuna në familje nuk është çështje private që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë.
Për Policinë e Kosovës, kryesit nuk duhet të mbeten të pandëshkuar, andaj fton që të mos heshtet por të raportohen rastet: “Askush nuk duhet të vuajë në heshtje”.
Dhuna në familje është vepër penale e dënueshme dhe për këtë ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje në Policinë e Kosovës ne numrat e telefonit pa pagesë.
Ne numrin e telefonit: 192, 080019999 ose
Aplikacioni digjital: Lajmëro Policinë