Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 119 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 43 aksidente trafiku, 18 me lëndime dhe 25 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 29 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/