Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 377 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 34 aksidente trafiku, 9 me lëndime dhe 25 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 14 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/