Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid. Policia ka shqiptuar 475 gjoba për mosrespektim të këtyre masave. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 685 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 7 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar 43 persona, 34 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 7 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/