Policia e Kosovës, Njësia K9, ka pranuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) pesë qen për zbulimin e armëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, me këtë rast tha se ky donacion do të rrisë efikasitetin në kontrollin kufitar dhe se Kosova synon të bëhet shembull i luftimit të dukurive negative.
“Rikonfirmoj zotimin e institucioneve të Kosovës për të zbatuar në përpikëri planin që ka për qëllim për posedimin e keqpërdorimin e armëve të vogla. Mbështetja e partnerëve tanë strategjik është shumë e domosdoshme dhe jetike”, tha ministri Veliu.
Ndërsa përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, z.Maria Suokko, tha se UNDP-ja ka ndihmuar vazhdimisht
Policinë e Kosovës në parandalimin e trafikimin të armëve të lehta.
Më tej, Ambasadori i Gjermanisë z. Christian Heldt tha se mision kryesor i tyre është luftimi i akteve kriminale.
Qentë e K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barotit ose armëve të kontaminuara.
Donacioni i UNDP-së do të ndihmojë Njësinë K9 të Policisë së Kosovës, duke bërë identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri.