Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt. Në këtë mbledhje që është kryesuar nga zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në veçanti është folur për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë.
Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, e vlerësoi gjendjen e sigurisë në këtë komunë si të qetë dhe stabile por përmendi edhe një vrasje që ka ndodhur më parë në një fshat të Vitisë.
Megjithatë ai ka folur edhe për parapërgatitjet për zbatimin e planeve operative për sezonin veror. Kapiteni Halili ka falënderuar të gjithë ata që po bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe kërkoj që ky bashkëpunim të vazhdojë pasi që është në interes të gjithë qytetarëve.
Përndryshe anëtarët e këtij këshilli kanë paraqitur edhe disa shqetësime lidhur me gjendjen e sigurisë në këtë komunë.