DYLON

Vizitë e nxënësve në Stacionin Policor në Viti

Vizitë e nxënësve në Stacionin Policor në Viti
Avatar photo Redaksia

Sot me datën 22.10.2024 stafi komandues i Stacionit Policor në Viti kanë pritur në vizitë nxënës të klasës së II-të të shkollës fillore ‘’28 Nëntori’’ në fshatin Verban të komunë së Vitisë të shoqëruar nga mësuesja e tyre.

Pritja e nxënësve përpos tjerash ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të thekuar lidhjen e ngushtë dhe shembulli i angazhimit të Policisë së Kosovës për të vazhduar marrëdhëniet e forta dhe të besueshme ndërmjet policisë dhe fëmijëve.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj vizite nxënësit patën mundësinë të takohen me pjesëtaret e policisë, të shohin nga afër pajisjet dhe mjetet që përdorën në punën e përditshme policore, të njoftohen me punën policore e me theks të veçantë të njoftohen për rregullat themelore në komunikacion rrugor, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.