Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se me datë 26.08.2017, rreth orës 02:32, më rrugën “15 Qershori 99”, në dyqanin e cigareve “SHPK ANDI-E” , ka ndodhur një rast vjedhje ku janë vjedhur cigare, në vlerë rreth 3000-4000 euro.
Aty punëtori I sigurimit Drita, N. Neziri, iu ka përgjigjur alarmit dhe kur është afruar në afërsi të lokalit rreth 20 metra, ka hasur në veturën e dyshimtë në të cilën ka parë tre persona.
Njëri prej të cilëve,. i cili ka qëndruar para veturës, ka nxjerrë revolen dhe i ka drejtuar, më pas të dyshuarit janë larguar me automjetin VW Golf ose pasat ngjyrë e gjelbër, karavan me targa 02. Në drejtim të rrugës së Prishtinës.
Nënkolonel Azizi ka bërë me dije se për rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, nga prokuroria për krime të rënda në Gjilan, i cili rastin e cilëson si “ Grabitje” dhe I dedikohet Nj.H.R-së Gjilan.